Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Dy tela” traditë/ Rrëfimi i mjeshtrit të çiftelisë në pazarin e Prizrenit

schedule20:19 - 21 Mars, 2026

schedule 20:19 - 21 Mars, 2026

PRIZREN- Shaip Tahirin, mjeshtrin e punimit dhe prodhimit të çiftelisë, e gjen çdo të mërkurë në pazarin e Prizrenit, për të shitur instrumentet e prodhuara. Për herë të parë me çiftelinë është njohur që në djep. Shaipi thotë se që kur ka lindur ia vinin tek koka sharkinë, ndërsa në moshën 15-vjeçare u bë profesionist.

Sipas tij, instrumentet e tilla si çiftelia kanë mbajtur gjallë traditën e hershme të patriotizmit dhe këngëve për kreshnikët. Çiftelia ka vetëm dy tela, por Shaipi thotë se është mahnitëse që tingulli që prodhon, e bën tërheqëse për çdonjërin që e dëgjon.

Për hir të traditës ka nisur punimin dhe prodhimin e çiftelive. Në fshat ka punishten e tij. Kujton se si e ka nisur këtë profesion duke punuar drurin e prodhuar për instrumente për të cilat thotë se nuk është aspak e lehtë.



Për çiftelinë, druri i manit është më i miri, por punon edhe me lëndë të tjera. Kërkesat për të blerë një çifteli e instrumente të ngjashme, janë gjithnjë e në rritje. Shumë prej tyre thotë janë nga Shqipëria.

Para viteve ’99, Kosova ishte nën okupim, por pas çlirimit, thotë se bashkëpunimi është rritur edhe në këtë drejtim.

Kujton kohët kur nuk dëgjonin as radio, për shkak të përgjimeve nga shërbimet sekrete serbe dhe masave ndëshkuese.

Rreshton disa prej artistëve të njohur si rapsodë nga Shqipëria e Kosova., por idhulli I tij mbetet Dervish Shaqa.

Kur bëhet fjalë për vështirësitë në mësimin e çiftelisë, por edhe prodhimin e saj, Shaipi thotë se duhet të kesh pasion e dëshirë për të mësuar.

Këtë profesion, e kanë marrë edhe fëmijët e tij. Çiftelia mbetet instrumenti kryesor për trevat shqiptare të malësisë. Së fundmi po kthehet edhe në trend për ta patur çdo familje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!