Dy persona kanë mbetur të vdekur në një supermarket në Hessen të Gjermanisë.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, një grua dhe një burrë janë gjetur të vdekur në supermarketin “Aldi” në Wierastrasse.
Sipas agjencisë “HNA”, një dëshmitar okular pohon se në supermarket ka parë një burrë duke ndjekur një grua.
Burri dyshohet se ka qëlluar gruan dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Sipas policisë nuk dihen motivet e autorit. /abcnews.al