Një sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Izrael. Mediat e huaja raportojnë se dy persona kanë hapur zjarr në drejtim të civilëve në rrugët e qytetit Hadera.
Për pasojë dy persona kanë humbur jetën, disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, midis tyre edhe policë.
The Guardian shkruan se autorët dyshohet se janë dy arabë. Incidenti në Hadera, një qytet rreth 30 milje në veri të Tel Avivit, ndodhi të dielën gjatë një vizite në Izrael nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, dhe mbledhjes së një samiti izraelito-arab në jug të vendit.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dy autorët me armë në dorë duke hapur zjarr. /abcnews.al