Dy të vdekur nga Covid-19 në Kroaci, rritet numri i të infektuarve

schedule16:10 - 26 Mars, 2020

schedule 16:10 - 26 Mars, 2020

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga koronavirusi në Kroaci, ndërsa numri i të infektuarve në 481.

Ministri Kroat i Shëndetësisë, Vili Beros theksoi se gjendja e shumicës së pacientëve me koronavirus është e mirë dhe vetëm një pjesë e vogël trajtohet në njësitë e kujdesit intensiv.

Beros përsëriti që qytetarët duhet t’u përmbahen rreptësisht masave paraprake dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

“Sjellja me përgjegjësi”,  siç tha ai “është e nevojshme nga të gjithë për të ndaluar përhapjen e pandemisë”.

Gjithashtu ministri njoftoi se spitali “Fran Mihaljevic” në Zagreb do të bëhet qendra kryesore për trajtimin e pacientëve me sëmundje koronare të zemrës që kanë nevojë për njësi të kujdesit intensiv.

Instituti Kroat i Shëndetit Publik njoftoi se gjithsej 21 mjekë dhe 7 infermierë janë pozitivë për koronavirusin, ndërsa 32,000 njerëz në të gjithë vendin janë në izolim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!