Tragjedi me 3 të vdekur në Berat, xhaxhai dhe nipërit hynë të pastronin pusin dhe asfiksuan brenda

schedule10:08 - 7 Maj, 2020

schedule 10:08 - 7 Maj, 2020

Tre persona ndërruan jetë në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Dyshnik të Beratit. Një 75 vjeccar dhe dy nipërit e tij ndërruan jetë pasi u asfiksuan teksa po tentonin të pastronin një pus.

Kamber Hoxha 75 vjecc, Gentian Golashi 45 vjecc dhe Neim Hoxha 46 vjecc ndërruan jetë njëri pas tjetrit mëngjesin e sotëm. Fillimisht për të pastruar pusin kanë shkuar Kamberi dhe Gentiani, ndërsa Neimi është afruar më vonë pasi familjarët thirrën për ndihmë.

Abcnews.al mëson se fillimisht në pus hyri Kamber Hoxha për të punuar atje, por ka mbetur brenda për shkak të mungesës së oksigjenit. Pasi ka parë se Kamberi mbeti brenda, Gentiani është futur për t’i dhënë atij ndihmë duke u bllokuar po ashtu në pus.

Të alarmuar, familjarët kanë kërkuar ndihmë duke bërtitur dhe i pari që mbërriti aty ishte Neim Hoxha, i cili gjithashtu është futur për të nxjerrë Kamberin dhe Gentianin, por ka mbetur edhe vetë brenda.

Në këtë moment, familjarët kanë njoftuar policinë, e cila bashkë me forcat zjarrfikëse ka shkuar atje për t’i nxjerrë. Kamber Hoxha është nxjerrë pa jetë nga pusi, kurse Gentiani me Neimin kishin shenja jetë, por ndërruan jetë në spital.

Në një intervistë për Abc News, kreu i Policisë së Beratit Hasan Ahmetaj shpjegoi ngjarjen duke theksuar se do të merren masa që të mos lejohen grumbullimet gjatë varrimit të tyre për të shmangur shpërndarjen e mundeshme të koronavirusit.

Ka shkuar në tre numri i viktimave në Berat. Gentian Golashi, Neim Hoxha dhe Kamber Hoxha ishin duke pastruar një pus në fshatin Dushnik të Beratit dhe dyshohet se kanë hasur në një xhep gazi.

10:05 Kreu i policisë për Abc News: Si ndodhi tragjedia në Berat, varrimi me pjesëmarrje minimale

Kreu i Policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj shpjegoi për Abc Neës rrethanat e ngjarjës së rëndë duke theksuar se nuk do të lejohet masivitet në varrimin e tre të vdekurve për të shmangur shpërndarjen e mundshme të koronavirusit.

Drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj sqaron:

Plaku ka hyrë i pari 75-vjeç dhe pastaj kanë hyrë për ta shpëtuar djali dhe nipi për ta shpëtuar pa kuptuar se është mungesë totale oksigjeni! Pavarësisht përpjekjeve, të tre arritën në spital pa shenja jete! Është një rast fatkeq, ne do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, nesër do marrim masat e duhura për të respektuar edhe rregullat e COVID-19, Për të mos pasur fatkeqësi të tjera.

Ahmetaj u shpreh gjithashtu se ceremonia mortore sipas rregullave mund të bëhet vetëm me dy persona të pranishëm, ndërsa nuk do të lejohet grumbullim i njerëzve për shkak të situatës të krijuar nga koronavirus

09:45 Tre viktima në Berat, komshiu: Dy mbetën brenda, Neimi shkoi të ndihmonte

Tre viktimat janë pjesëtarë të një familje. Ata janë Gentian Golashi, Neim Hoxha dhe Kamber Hoxha.

Kamber Hoxha është xhaxhai i i Neimit dhe daja i Gentianit.

Në fakt një prej tyre është nxjerrë nga polumbarët dhe është transportuar menjëherë në spital por fatkeqësisht ai ka humbur jetën atje.

Sipas dëshmisë së një prej banorëve të fshatit, mësohet se fillimisht në pus ka hyrë xhaxhai Kamberi me Gentianin dhe më ka hyrë Neimi për ti ndihmuar.

“Po e mbushte si pus, për ta pastruar jo për ta hapur. Është futur Kamberi me një nga nipat më pas është futur Neimi për ti ndihmuar po sa duket…“, thotë banori.

09:35 Shkon në tre numri i të vdekurve në Berat, xhaxhai dhe nipërit po pastronin pusin

Fillimisht u nxorrën pa jetë dy prej tyre, ndërsa sëfundmi mësohet se ka ndërruar jetë në spital edhe i treti.

Lexo edhe: Fillimisht në pus hyri Kamberi, pastaj Gentiani për ta shpëtuar: Si ndodhi tragjedia e trefishtë në Berat

Abcnews.al mëson se në pus ishin duke punuar xhaxhai dhe dy nipërit e tij.

Dyshnik, Berat /Informacion Paraprak

Në datën 07.05.2020, ora 07:30, në fshatin Dyshnik, Berat, shtetasi K. H., 75 vjeç, ka hyrë brenda në pus për ta pastruar atë dhe më pas janë afruar dy nipërit për ta ndihmuar, shtetasit N. H., 46 vjeç dhe G. G., 45 vjeç, të cilët kanë mbetur brenda në pus.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit i kanë nxjerrë nga pusi trupat e pajetë të këtyre tre shtetasve dhe i kanë dërguar në morgun e spitalit të Beratit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së tre shtetasve.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!