Dy të rinjë që bënin sërf në kanalet e Venecias janë cilësuar si “idiotë” nga kryebashkiaku Luigi Brugnaro. Të rinjtë kryen manovra të rrezikshme mes gondolave në kanalin e madh të qytetit.
“Këta janë dy idiotët e trishtuar që tallen me qytetin”, shkroi kryebashkiaku në Twitter. “Ju kërkoj të gjithëve të na ndihmojnë t’i identifikojmë dhe t’i ndëshkojmë”, tha ai, duke shtuar se do i ofrojë një shpërblim kujtdo që ndihmon në gjetjen e tyre.
Ecco due imbecilli prepotenti che si fanno beffa della Città… chiedo a tutti di aiutarci a individuarli per punirli anche se le nostre armi sono davvero spuntate… servono urgentemente più poteri ai Sindaci in tema di sicurezza pubblica!
A chi li individua offro una cena! pic.twitter.com/DV2ONO3hUs— Luigi Brugnaro (@LuigiBrugnaro) August 17, 2022
Mirëpo në rrjetet sociale mendimet janë të ndara pasi ka shumë kritikë ndaj të rinjve ndërsa disa të tjerë thonë se duan t’i imitojnë. Vihet re se javën e kaluar kryebashkiaku i Venecias kërkoi një dënim me dhjetë ditë burg për një turist skocez 33-vjeçar, i cili u kap duke notuar në një kanal në qytet.
Në vitin 2020 një turist francez u gjobit me 150 euro, ndërsa dy gjermane u gjobitën me 250 euro pasi u kapën duke notuar me bikini pranë një kishe. /abcnews.al