VAU I DEJËS- Një sherr fizik mes dy personash është regjistruar në Vaun e Dejës.
Policia vendore thotë se ka shpallur në kërkim një 34-vjeçar, banues në fshatin Nenshat, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një të ri.
Aktualisht dyshohet se dy personat në fjalë janë konfliktuar për motive të dobëta. Grupi hetimor dhe policia po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.