Dy të plagosur me armë zjarri në Tiranë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

schedule17:40 - 13 Tetor, 2021

schedule 17:40 - 13 Tetor, 2021

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri tek “Ish-Parku i Autobusëve”.  Mësohet se të plagosurit janë Aleksandër Nikolli dhe Xhulio Vela të cilët janë dërguar me ambulancë në spital.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta ndërsa siç duket edhe nga pamjet, policia ka rrethuar zonën ku po punohet për kapjen e autorit. Ndërkohë, në qytet janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!