Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Tiranës për dhunë në familje.
Në pranga ka rënë një 54-vjeçar banues në Tiranës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes se tij dhe djalit të tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan një 34-vjeçar pasi dyshohet se ky i fundit ka dhunuar bashkëshorten e tij.
“Shtetasi 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, theksohet më tej në njoftimin e policisë së Tiranës.
/abcnews.al/