Dy të arrestuar dhe tre të proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në Durrës

schedule13:05 - 2 Nëntor, 2020

schedule 13:05 - 2 Nëntor, 2020

Dy persona janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht, për vepra të ndryshme penale, në Durrës.

Njoftohet se në flagrancë është arrestuar A. K., 19 vjeç, ndërsa penalisht u proceduan E. C. dhe Sh. M., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Ata dyshohet se kanë vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin 23 matës uji në Sukth.

Gjithashtu u procedua penalisht 39-vjeçarja M. K., pronare në një pikë grumbullimi të hekurave ku u gjendën sendet e vjedhura.

Ndërsa, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan 27-vjeçarin E. Sh., e shpallur në kërkim. Ky i fundit më datë 31 tetor dyshohet se ka vjedhur disa sende shtëpiake në banesën e P. D.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë R. R., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi, në lagjen nr. 11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale N. K., 67 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!