Dy sonda hapësinore të prodhuara nga kompani private në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Japoni janë nisur në një mision për të mbledhur të dhëna nga Hëna. Eshte kompania Space X e Elon Musk e cila ka nisur këtë mision privat drejt satelitit të tokës.
Raketa Falcon 9 u ngrit nga Qendra Hapësinore Kenedy në Florida në orën 1:09 minuta pas mesnate për të lëshuar dy sondat në udhëtimin e tyre drejt Hënës. Pas mbërritjes në satelitin e tokës, një udhëtim ky që pritet të zgjasë 45 ditë për njërën sondë dhe deri në fund të majit për tjetrën , këto dy sonda do të mbledhin të dhëna nga sipërfaqja e Hënës.
Dy sondat do të mbledhin papastërti si dhe do të masin temperaturën nën sipërfaqen e hënvs, informacione këto që do të përdoren nga NASA për të dizenjuar kostumet hapësionre të Astronautëve të saj.
Dy sondat e nisura drejt Hënvs, njëra e kompanisë Japoneze ispace dhe tjetra e kompanisë Amerikane Firely Aerospace do të kenë misione të ndryshme në sipërfaqen e satelitit të tokës.
Sonda Blue Ghost e prodhuar nga Kompania Amerikane do ta fokusojë punën e saj në një pellg vullkanik të Hënvs në skajin e saj lindor.
Disa shtete në mbarë botën duke përshirë Kinën dhe Indinë kanë nisur sondat e tyre drejt hëës në misione hapësionre me qëllimin për të mbledhur sa më shumë informacion mbi satelitin e planetit tone.