Dy “skifterët” shqiptarë bëjnë kërdinë në Pordenone, por e pësojnë kur nuk ua merrte mendja

schedule10:06 - 1 Nëntor, 2022

schedule 10:06 - 1 Nëntor, 2022

Policia ka arrestuar dy shqiptarë gjatë ditës së djeshme në Pordenone të Italisë pasi akuzohen për vjedhje. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë nga 27 vjeçë kryenin vjedhje në shtëpitë e zonës duke siguruar mallra me vlerë disa dhjetëra mijëra euro, gjë që ka shqetësuar shumë policinë lokale.

Pas disa denoncimesh nga banorë të zonës, policia ka filluar ndjekjen e hajdutëve duke finalizuar operacionin gjatë mbrëmjes së djeshme ku u kapën edhe mallrat e vjedhura, raporton abcnews.al.

Ata rrinin në dhoma të porositura në “B&B” dhe kryenin aktivitetin në zonën përreth, ndërsa prisnin që mallrat t’i shisnin ose nisnin për në atdhe.

Tashmë ata janë dërguar në burgun e Udines dhe pritet të merren në pyetje nga prokurorët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!