Dy shqiptarë të arrestuar në Itali

schedule10:48 - 24 Tetor, 2019

schedule 10:48 - 24 Tetor, 2019

Të tjera arrestime në Itali ku protagonist janë shtetas shqiptar. Një 27 vjecar u arrestua pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme kokaine në automjetin dhe banesën e tij. Ndërsa në Katania një 36 vjecar shqiptar u arrestua pasi ishte arartisur nga burgu ku duhej të vuante dënimin me 3 vjet e katër muaj për trafik droge.

Policia italiane ka arrestuar 27 vjecarin shqiptar me inicialet E.D, i cili jetonte në mënyrë të paligjshme në Itali pasi në automjetin e tij u gjetnjë sasi e konsiderueshme kokaine. Ai u ndalua nga patrulla rrugore e policisë teksa drejtonte automjetin e tij Fiat Stilo.

27 vjecari u tregua nervoz gjatë kontrollit, dhe në fakt policia gjeti kokainë Brenda automjetit. Pas një kontrolli tjetër në banesën ku jetonte u gjet sërish drogë e llojit kokainë, peshore elektronike, 2 mijë euro cash dhe material për paketimin e drogës.

Ndërkohë në Katania u arrestua 36 vjecari shqiptar Rajmond Metaj dhe një 36 vjecar Italian. Shqiptari, banor në Katania ishte i dënuar për traik droge dhe duhej të vuaj dënimin me 3 vjet e 4 muaj burg, ndërsa italiani bashkëpunëtor i tij, u arrestua pasi kishte thyer rregullat e arrestit shtëpiak./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!