Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy shqiptarë me koronavirus shkuan nga Kosova në Slloveni

schedule08:17 - 9 Korrik, 2020

schedule 08:17 - 9 Korrik, 2020

Në konferencën për shtyp për situatën aktuale në lidhje me COVID-19 në Slloveni, konkluzionet e deritanishme u prezantuan nga Shefi i Qendrës së Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Mario Fafangel.

Sipas Mario Fafangel, tiparet kryesore të situatës epidemiologjike në Slloveni është se me të dhënat e deritanishme Sllovenia ka arritur në 9.85 raste për 10,000, që është pak më poshtë se kufiri i 10 rasteve në bazë të së cilës Sllovenia vendos vendet e tjera në listën e gjelbër të vendeve të sigurta Covid-19.

Në javën e fundit, nga 29 qershori deri më 5 korrik, Sllovenia regjistroi 132 raste të infeksionit me koronavirus.



25 raste të të infektuarëve erdhën nga jashtë: 8 nga Kroacia, 7 nga Bosnja dhe Hercegovina, 4 nga Serbia, 3 nga Mali i Zi, 2 nga Kosova dhe 1 nga Kazakistani.

12 raste të reja ishin raste kontakti të drejtpërdrejt me infeksionet e sjella nga jashtë, ndërsa 73 raste kishin të bënin me një burim lokal të infeksionit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!