Dy shqiptarë arrestohen për trafik kokaine në Greqi

schedule16:34 - 2 Prill, 2021

schedule 16:34 - 2 Prill, 2021

Dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë rënë në prangat e policisë gjatë një kontrolli rutinë të realizuar nga Policia greke në Athinë dhe Galatsi.

Sipas medias greke policia ka kryer kontrolle edhe në banesat e tyre duke sekuestruar 1,315 gram kokainë , 18 çanta me ilaçe, dy peshore , 15,020 euro, 241 dollarë si edhe 7 celularë.

Ndërkohë të dy të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë e Athinës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!