Dy shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në aeroportin e Barcelonës pasi u futën me shpejtësi me një automjet në terminalin e udhëtarëve.
Sipas mediave vendase njëri prej tyre thirri “Allahu Akbar” gjatë aksionit. Ndërkohë, menjëherë kanë ndërhyrë policia, e cila ka arrestuar autorët e ngjarjes, si dhe skuadra e bombave, që ka konfirmuar se në makinë nuk kishte eksploziv.
Incidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe policia katalanase tashmë ka nisur hetim për të zbardhur ngjarjen.
Policia ka njoftuar Prokurorinë Publike të Gjykatës Kombëtare, ndërsa nuk përjashton skenarin e një sulmi terrorist. Hetuesit bazohen tek thirrja e njërit prej autotorëve “Allahu Akbar”, që në arabisht do të thotë “Zoti është i madh”. Mirëpo kjo shprehje është përdorur nga terroristët në shumë sulme.
Sakaq, autorët kanë qenë edhe nën efektin e substancave narkotike, madje njëri prej tyre u dërgua për të marrë mjekim në spital.
/abcnews.al