Janë padyshim një pjesë kyçe e historisë së futbollit. Spanja dhe Italia masin forcat për të tetën herë, në finalet e një Kampionati Evropian, ku këtë “La Furia Roja” do të kërkojë të blindojë kualifkimin, për në fazën tjetër të Euro 2024 dhe për t’ia vështirësuar sa më shumë këtë mision, në “Veltins Arena”, të Gelsenkirshenit do të mendojnë kampionët në fuqi, të Italisë.
Sa i përket formacioneve, tekniku Luis de la Fuente i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-3-3, me portën që mbrohet nga “gardiani” Unai Simon. Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Cucurella e Carvajal, me qendrën që mbulohet nga Laporte e Le Normand. “Dirigjimi” i mesfushës i është besuar treshes Rodri-Perdi-Fabian Ruiz, ndërsa sulmit potent përbëhet nga Nico Ëilliams, Alvaro Morata e Lamine Yamal.
Në krahun tjetër, tekniku Luciano Spalletti i ka rreshtuar të tijët, me të njëjtin formacion si ndaj “Legjionarëve” tanë, atë 4-2-3-1. Në portë është Donnaruma e para tij në mbrojtjen me katër janë Di Lorenzo, Bastoni, Clafiori e Dimarco. Në vijën e fundit të mesfushës pozicionohen Barella e Jorginho, ndërsa Frattesi, Pellegrini e Chiesa vendosen pa “bomberit” të vetëm të ekipit, Gianluca Scamacca. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: