Dy sfidat e Premier League mbyllin vitin, publikohen formacionet e Fulham-Arsenal dhe Tottenham-Bournemouth

schedule12:36 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 12:36 - 31 Dhjetor, 2023

Në orën 15:00, kampionati anglez i futbollit, Premier League ka në kalendar 2 sfida të tjera, të vlefshme për javën e 20-të të këtij sezoni, si dhe të fundit për këtë vit kalendarik, për kampionatet më spektakolare, në elitën e futbollit evropian.

Kështu, në “Craven Cottage”, Fulham pret “Topçinjtë” e Arsenal, me këta të fundit, që kërkojnë fitoren, pas humbjes shokuese, të javës së shkuar, ndaj “Çekanëve” të Ëest Ham, me rezultatin, 0 me 2, në “Emirates”. Për sfidën e kësaj të diele, tekniku Mikel Arteta ka bërë vetëm 1 ndryshim nga përballja e fundit, duke përdorur Nketiah në sulm, në vend të “bomberit”, Gabriel Jesus. Përsa i përket vendasve problem për Arsenal pritet të jetë “bomberi” meksikan, Santiago Jimenez, i cili udhëheq sulmin e “Fshatarëve”.

Në sfidën tjetër, atë të “Tottenham Hotspur Stadium”, djemtë e Ange Postcoglou sfidojnë “Qershitë” e Bournemouth, me këta të fundit, që kanë treguar një formë fantastike, duke regjistuar plot 19 pikë, në 7 përballjet e fundit. Tottenham vjen nga një humbje dërrmuese, 4 me 2, ndaj “Pulëbardhave” të Brighton, me skuadrën që për të thënë të drejtën vuan nga shumë mungesa në formacionin bazë. Problem ditën e sotme, për Postecoglu, pritet të jetë qendra e prapavijës, me Christian Romero e Mickey van der Ven, që ende nuk janë rikuperuar, nga dëmtimet e tyre. Në krahun tjetër, “Qershitë” udhëhiqen në sulm, nga “bomberi”, Dominic Solanke, i cili ka shënuar jo pak këtë sezon, duke çuar topin në rrjetë plot 12 herë, në 19 sfida. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Tottenham – Bournemouth

Fulham – Arsenal

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!