Dy serbët përleshen me njëri-tjetrin në Leposaviç, policia i arreston

schedule10:39 - 5 Qershor, 2023

schedule 10:39 - 5 Qershor, 2023

Dy serbë u arrestuan në Leposaviç nga policia, pas një përleshjeje që patën me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:50.

Sipas informacioneve policore, të dy serbët kanë pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serb pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.