Dy senatorë amerikanë pritet të takohen sot me Osmanin dhe Kurtin

schedule08:48 - 13 Tetor, 2023

schedule 08:48 - 13 Tetor, 2023

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch sot do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani do t’i presë dy senatorët nga ora 9:15. Ndërkaq, në ora 10:00, Shaheen dhe ëelch do të takohen me kryeministrin Kurti.

Është bërë e ditur se në të dy rastet do të ketë deklarim për media. Vizitën e senatorëve amerikanë në Kosovë e njoftoi vetë Shaheen.

“Senatori Peter Welch dhe unë jam në Ballkanin Perëndimor për të siguruar aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, ka shkruar ajo në “X”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!