Raste të reja me koronavirus te AZ Alkmaar. Klubi holandez është ndër më të prekurit nga pandemia dhe numri i lojtarëve të infektuar me Covid-19 kapi shifrën 13 përpara duelit me Napolin në Europa League.
Pavarësisht gjendjes së vështirë dhe mungesave të shumta, AZ ia doli të fitonte 0-1 në “San Paolo” kundër ekipit të Gennaro Gattusos. Me anë të një komunikate zyrtare, klubi tulipan njofton infektimin e dy lojtarëve të tjerë.
Numri i pjesëtarëve pozitivë ka shkuar në 15, teksa mësohet se shumica e futbollistëve që ndodhen në karantinë, nuk kanë fare simptoma. /abcnews.al