Mali i Zi ka konfirmuar edhe 2 raste të reja me koronavirus duke bërë që numri i personave të prekur deri më tani ka shkuar në 16.
Ndërkohë dy rastet e para në këtë shtet janë konfirmuar me të martën, nga kryeministri i vendit Duško Marković.
Për të mbrojtur qytetarët nga përhapja e koronavirusit, transporti publik përfshirë autobusët dhe hekurudhat është pezulluar. Gjithashtu, në vend është ndaluar edhe funksionimi i ambienteve sportive dhe rekreative të brendshme dhe të jashtme dhe pishinat.
Gjithashtu qeveria rekomandon që dasmat të shtyhet dhe këshillon që varrimet të mbahen në një rreth të ngushtë familjar. /abcnews.al