Me tabela dhe policë me maska, Infektivi në QSUT futet në karantinë

schedule17:39 - 9 Mars, 2020

schedule 17:39 - 9 Mars, 2020

Ministria e Shëndetësisë menjëherë pas konfirmimit të dy rasteve të para ka shtuar masat në lidhje me parandalimin e virusit. Spitali i Infektivit është shndërruar në një zonë karantine.

Gazetarja Ajgena Korbi raporton për ABC News se forca të shumta policie ndodhen në ambjentet e QSUT-së dhe nuk lejojnë pacientët të afrohen në zonën e infektivit.

“I gjithë spitali infektiv është rrethuar është kthyer në një zonë në karantinë. Forca të shumta policie me maska mbrojtëse nuk lejojnë asnjë që të afrohet pranë spitalit. Disa qytetarë kanë tentuar që të kalojnë kordonin por nuk janë lejuar”, tha gazetarja.

Ndërkohë në lidhje me gjendjen e dy personave të parë të konfirmuar me koronavirus mësohet se gjendja e tyre është e stabilizuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!