Deputeti Ervin Bushati nuk është i vetmi në Shqipëri me këtë emër dhe mbiemër, por plot 5 të tillë. Këtë e pohoi vetë deputeti në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.
“ Janë 5 në Shqipëri Ervin Bushati. I kam parë në gjendje civile edhe për arsye të profesionit. Po në fakt 3 jemi në të njëjtën moshë dhe nga Shkodra. Atë tjetrin nuk e kam takuar akoma po e përshëndes dhe shpresoj ta gjej”, tregoi Bushati.
Teksa deputeti po tregonte për pasionet e tij, tha se i pëlqente shumë vera apo vaji, madje lexon shpesh për to dhe ka mbjellë disa rrënjë. Ermali ndalet dhe e pyet për verën që Kryeministri Edi Rama u dërgon për ditëlindje nëse është e mirë apo jo. Ai tha se është një verë shqiptare ndër më të mirat, po ka kohë që nuk shijon më verë apo alkol për shkak të punës.
“Në fakt nuk e kam hapur se e kam ruajtur (qesh). Kur shkoj dhe djersij aty në palestër nuk pi më alkol se e di që do lodhem shumë të nesërmen”, tha ai. Kaq mjaftoi që Ermali ti tregonte se edhe Elisa i kishte rrëfyer se e ruante verën suvenir, ashtu si Bushati. Po përse nuk e konsumojnë socialistët verën? Me shaka Vini i tha se do e hapi shishen, madje do ta degustoj me Ermalin. /abcnews.al