Dy qëndrimet e Dhomës Amerikane/ Dy javë me parë lavdëroi klimën, por dje ndryshoi “mendje”

schedule20:04 - 29 Korrik, 2023

schedule 20:04 - 29 Korrik, 2023

Në tre vitet e fundit në Shqipëri kemi parë trefishim të investimeve të SHBA. Në vitin 2019 kishim 80 milionë dhe në 2022 kishim 220 milionë. E rëndësishme për ne është që të shohim llojin e investimeve që po  vijnë. Po shohim shumë investime të vogla dhe të mesme që po vijnë. Kjo tregon se ka një interes të vërtetë për Shqipërinë”, ka thënë Enio Jaço president i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Ishte kjo deklarata e Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë vetëm pak ditë më parë. Publikimi i raportit te Departamentit Amerikan të Shtetit e bëri të ndryshojë mendim…Ndërkohë qe vete ambasadorja Juri Kim në ikje foli për rritjen e importeve dhe eksporteve mes dy vendeve në mbi 33 përqind. Po ashtu vetë Dhoma Amerikane e tregtisë ne një interviste për ABC News fliste për një klime te përmirësuar të të bërit biznes, vete ata në pak ditë mbajnë dy qëndrime kontradiktore.

“Përceptimi i të bërit biznes nuk ndryshoi në tre ditë, kryetari i Dhomës Amerikane të tregtisë para katër ditësh vetë vlerësonte dhe pohonte se investimet amerikane në Shqipëri  4 vitet e fundit jane treshifruar, ndërkohe qe pas publikimit te raportit, i cili është i papërditësuar dhe vjen vetëm me ndryshime të vogla, shprehet në një formë tjetër për klimën jo miqësore të të bërit biznes”, ka thënë Edona Bilali.

Ministrja e Shtetit për Sipermarrjen po ashtu liston faktorët që kanë ndikuar në rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

“Ajo ç’ka është e habitshme  dhe nxiti dhe reagimin tim është se ajo ç’ke ne presim është që çdo aktor të kontribojë me realitet atë që shikon në përditshmërin e tij në terren. Përditshmëria e investitorëve amerikan që t’ia operopjne në Shqipëri është ajo që në raportojmë, çdo investitor amerikan është i kënaqur me klimë e të bërit biznes dhe me dyert e hapura të institucioneve. “

Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në 2021 vetëm investimet amerikane kapen vlerën e 160 milionë lekëve, numri i bizneseve të huaja në vendin tonë ka pësuar rritje, duke treguar përmirësim të klimës së të bërit biznes, ndikuar nga lehtësirat fiskale dhe ato ligjore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!