Dy punonjës që morën pjesë në tubimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, në Tulsa të Oklahomas, rezultuan pozitivë me koronavirus.
Mediat amerikane bëjnë me dije se anëtarët janë infektuar në fushatë.
“Pas një raundi tjetër të testimit, dy anëtarë shtesë të ekipit rezultuan pozitivë me koronavirus. Anëtarët morën pjesë në fushatë, por ishin me maska gjatë gjithë kohës. Njoftojmë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme”, është shprehur drejtori i komunikimit të fushatës së Trump, Tim Murtaugh.
Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në administratën e presidentit Trump, ka shkuar në 8.
Organizatorët e fushatës vetëm pak orë para tubimit kanë theksuar se gjashtë punonjës të stafit kishin rezultuar me koronavirus./abcnews.al