Në ambientet e COD në kryeministri janë shpallur fituesit e dy projekteve të para të koorporatës shqiptare të investimeve, ku morën pjesë 10 studio prestigjioze që prezantuan përpara jurisë ndërkombëtare projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësirave të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.
“Në fakt patëm vështirësi, sepse diskutimet ishin fantastike dhe puna që ju keni bërë është e mrekullueshme. Ju falenderoj shumë në emër të jurisë. Juria ka vlerësuar çdo elementë dhe si fitues për grupin administrativ mes Coldefy dhe Snohetta. Por kjo do të vijë dhe më vonë dhe ne sugjerojmë që të punojnë për hapjen e fasadës. Edhe ne sugjerojmë që puna e artit do të jetë pak më e kushtueshme dhe e hapur me klientët. Ndërtesa juaj nuk është zgjedhur vetëm nga juria po dhe nga personat që do të punojnë aty. I njëjti grup SOIL dhe Andrea Caputo kanë fituar. E vetmja gjë që sugjerojmë është që të mbahet si një vend monolitik pa përsëritje.
Ndërsa grupi dy, me Lotin 1 dhe 2 kemi përzgjedhur Baukuh dhe studio Snohetta. Faleminderit shumë jurisë dhe ju lutem fituesit të vijnë këtu përpara me ne”, tha ndër të tjera kryetari i jurisë.