“Dy prej autorëve qëlluan me breshëri”, Policia zbardh dinamikën e atentatit në ‘Don Bosko’: BMW-ja ishte e vjedhur

schedule14:06 - 13 Mars, 2023

schedule 14:06 - 13 Mars, 2023

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në lokalin në Don Bosko, ku për pasojë mbeti e vrarë shtetasja Mimoza Paja, 58 vjeçe, e cila ishte e punësuar si banakiere si dhe u plagosën 5 shtetas, 3 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në spitalin e Traumës duke marrë ndihmë mjekësore.

Makina që dyshohet se kanë përdorur autorët u gjet e djegur në orët e para të mëngjesit në fshatin Likmetaj, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike. Nga verifikimi i numrit të shasisë, rezulton se BMë me ngjyrë gri ishte vjedhur gjatë natës më datë 12 mars të vitit 2021 në Durrës.

Si ndodhi ngjarja?

Autorët janë afruar me automjetin tip BMW me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të Fatjon Muratit dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. Pas kësaj autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi.

Ata janë larguar në drejtim të spitalit ushtarak dhe kanë vazhduar më pas për në autostradën Tiranë – Durrës, ku kanë devijuar në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetin në fshatin Likmetaj. Policia njofton gjithashtu se Murati ishte në arrest shtëpiak dhe se kanë kryer një kontroll me datë 7.

Mirëpo, pas kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, ai nuk është gjetur në banesë. Burime për Abc Neës bënë me dije se dyshohet se ai është larguar drejt Kosovës dhe më pas drejt Turqisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!