“Dy pika shi” përmbytin zonën e bregut të Drinit në Lezhë

schedule15:46 - 18 Nëntor, 2022

schedule 15:46 - 18 Nëntor, 2022

Nga Gjergj Figuri

Banorët e lagjes së bregut të Drinit në Lezhë do të kalojnë një dimër të vështirë.

Reshjet e shiut të dy ditëve të fundit kanë përmbytur rrugën me gropa të thella.

Kjo situatë ka vite që përsëritet.

Segmenti prej 700 metra në disa pjesë të tij është i pakalueshëm. Banorët kërkojnë të gjendet një zgjidhje që të lëvizin lirisht.

Banorët kanë kërkuar vazhdimisht që të ndërhyhet. Sot ironizojnë.

“Do marrim avionin që shtëtit Edi Rama me shku në shtëpi. Askush nuk na ka zgjidhur gjë. S’pyet njeri që mbetëm në ujë. Vetë kemi bërë dhe mbushje.”

“Krejt uji mblidhet këtej poshtë vetëm me makina mund të lëvizësh, kush s’ka makinë në ditë shiut pushim në shtëpi.”

Abc u interesua në Bashkinë e Lezhës. Burimet thanë se po inspektohen rrugët më të amortizuara të qytetit dhe do të nisin ndërhyrjet në ato që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!