Dy persona vjedhin shoferin e taksisë në Tiranë

schedule16:01 - 4 Tetor, 2024

schedule 16:01 - 4 Tetor, 2024

Një shofer taksie ka rënë pre e një grabitjeje nga dy persona në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e ish Bllokut, ku dy personat, ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shoferit dhe janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar./abcnews.al