Dy persona të tjerë në hetim për atentatin ndaj Prokurorit 

schedule17:07 - 6 Nëntor, 2019

schedule 17:07 - 6 Nëntor, 2019

Ngushtohet rrethi i autorëve të mundshmë të atentatin e tipit mafioz ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit bashkë me dy miqtë e tij. Sipas grupit hetimor janë edhe dy persona të tjerë nga Fushë Kruja që dyshohen se u përfshinë ngjarjen e kriminale.

Ndërkohë materialet e sekuestrua në atomjetin ku u qëllua prokurori Ndoj po ekzaminohen për origjinalitetin e tyre.

Redjan Rraja personi që shikoni në foto, nuk është i vetmi që po hetohet në atentatin e kryer në drejtim të prokurorit Arjan Ndoj dhe dy miqven të tij, mesditën e së premtes te mbikakalimi Shkozetit në Durrës.

Atë e ka tradhëtuar një disa gjurmë papilarë të provuara bioligjikisht të gjetura në automjetin e sekuestruar në Shkafand të Ishmit.

Vetë i pandehuri i ka mohuar akzuat duke dhënë alibi se, ditën e atentatit nuk ka qenë fare në Shkozet por Fushë Krujë dhe kjo gjë sipas -Rrajës mund të verifikohet edhe nga qëlizat telefonike.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë për ABC News, se në automjetin ku udhëtonte prokurori Ndoj, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, ose Pëllumb Muherrmi i njohur ndyrshe si “Rrumi i Sukthit”, u gjetën një numër i lartë dosjesh. Ato ishin vendosur në bagazhin e makinës tip Mercedes Benz AA 333 ZD dhe u dërguan në prokurorinë e Krimeve të Rëndë për të vërtetuar në janë vjedhur në prokurorinë e Durrësit apo janë matërialet që u grabitën postierit që dërgonte shkresat sekrete drejt organit të akuzës disa kohë më parë.

Gjithashtu, burime kofidenciale pranë Policisë së Shtetit konfirmojnë se, materialet ishin të padëmtuara dhe të ruajtuar mirë, duke hedhur dyshimin se, mund të jenë trasferuar në mënyrë të fshehtë nga një institucion  që ka nën juridiksion edhe kartotekë për ruajtjen e fashikujve të dosjeve. Origjinalitetit i materialeve të sekuestruara dhe përmbajtja e tyre mbetet ende pasaktësuar nga grupi hetimor, të cilat po hetohet nga Besim Hadarmataj dhe Anton Martin prokuror të  krimeve të Rënda.

Dyshimet janë se i dosjet i përkasin çështjeve të pronave në bregdet konkretisht në zonë e Gjirit të Lalzitdi, ku gjatë 10 viteve të fundër janë shunuar disa ngjarje të rënda kriminalë që vijonë të mbetën ende paautorë. Ajo se  çfarë është administuar nga prokuroria e Krimve të Rënda është dëshmia e Arjan Ndojit, që ka thënë se, bashkëshortja e tij ka një studio ligjore dhe avokatie dhe ato dosje përdoren për raste studimore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!