Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku pas të shtënave me armë në një lokal në “Don Bosko”, humbi jetën një grua e cila punonte si banakiere.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raportoi se sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy persona të kenë qëlluar me një motor në drejtim të lokalit.
Ndërkaq, në vendngjarje ka mbërritur edhe prokurori i Tiranës, Ardian Dyrmishi.
“Bëhet me dije se dy persona të kenë qëlluar me një motor në drejtim të lokalit, ku fatkeqësisht një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur”, theksoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al