Dy persona me Covid-19 tentojnë të kalojnë kufirin në Kakavijë, gjobiten me 700 mijë lekë

schedule10:18 - 28 Shtator, 2020

schedule 10:18 - 28 Shtator, 2020

Dy persona nga Saranda janë gjobitur me 700 mijë lekë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër pasi tentuan të kalojnë doganën e Kakavijës drejt tokës greke pavarësisht se testet e Covid-19 i kishin dalë pozitive.

S.C. 60-vjeç dhe E.L. 42-vjeç janë konstatuar nga specialistët e Shëndetësisë dhe policia kufitare gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të tyre.

Të dy ata janë shoqëruar në shtëpi ku janë karantinuar deri në momentin e negativizimit./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!