Një 39-vjeçar është arrestuar, pasi ka në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është identifikuar me iniciale A.V, banues në fshatin Kllobçisht, Dibër.
Mbi 39-vjeçarin rëndin akuza për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Njoftimi i policisë
Goditi, për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë, kapet dhe ndalohet 39-vjeçari.
Shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ndaluan shtetasin A. V., 39 vjeç, banues në fshatin Kllobçisht, Dibër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
/abcnews.al/