Dy orë në det të hapur, ankorohet në portin e Vlorës tregti i ardhur nga Brindisi

schedule18:14 - 22 Prill, 2022

schedule 18:14 - 22 Prill, 2022

Pas me shumë se dy orësh në det të hapur është ankoruar në portin e Vlorës trageti i linjës Vlorë-Brindisi, shkruan abcnews.al.

Trageti mbërriti në orën 15:30 në port dhe për dy orë qëndroi në det të hapur , për shkak të detit të trazuar me shumë dallgë.

Kujtojmë që pasagjerët kanë që prej orës 06:00 të mëngjesit që qëndrojnë në det pasi në orën 06:00 të mëngjesit u nisën prej Brindisit. Në traget ishin rreth 77 pasagjerë.

Ata shprehen të lodhur, pasi qëndruam për një kohë të gjatë në det, ndërsa ishin nisur mbrëmjen e kaluar në orën 21:30.

“20 orë në det, u lodhëm. Deti kishe shumë dallgë.”

“Kemi hipur që mbrëmë. Kishte shumë dallgë. Qëndruam dy orë aty se ishte deti keq”. /abcnews.al