Dy orë llogari në SPAK/ Gazetari: Dosja “Partizani” është në hetim, Berisha mund të thirret sërish nga prokurorët

schedule12:21 - 23 Janar, 2024

schedule 12:21 - 23 Janar, 2024

SHQIPËRI- Për dy orë rresht ish-kryeministri Sali Berisha dha llogari para dy prokurorëve Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja në lidhje me dosjen  “Partizani”.

Gazetari Ermal Vija, raportoi se Sali Berisha mund të merret sërish në pyetje nëse nga hetimet e dosjes do të sigurohen prova të reja.

“Dosja është nën hetim dhe do jetë në juridiksion të dy prokurorëve nëse do duhet të marrin në pyetje ish-kryeministrin Berisha. Kjo ka qenë hera e parë që e kanë thirrur për të dhënë sqarime, dhe në rast se do dalin momente dhe prova të tjera nga hetimi dhe nëse do duhet të merret në pyetje, sigurisht që prokurorët do ta thirrin për të dhënë sqarime në prokurori”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!