Arsene Wenger mund të rikthehet sërish në futboll. Dy janë alternativat për francezin e njohur. Zëra të ndryshëm flasin për opsionin e çmendur të rikthimit tek Arsenali, ndërsa opsioni tjetër është ai i rolit të presidentit.
L’Equipe raporton se familja Pinault, që drejton klubin e Rennes, është gati t’i ofroja postin e presidentit ish-trajnerit të Arsenalit. Një rol paksa ndryshe, pasi Wenger do të bëjë edhe rolin e drejtorit sportiv.
70-vjeçari do të zëvendësojë Oliver Letang, i cili u shkarkua disa ditë më parë nga familja Pinault. Wenger qëndron pushim prej majit të vitit 2018, moment kur u largua nga drejtimi i “Topçinjve” pas 22 vitesh. /abcnews.al