Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni. 28-vjeçari nga Gjilani është aktivizuar shumë pak nga Jurgen Klopp dhe dëshiron të nisë një aventurë të re, në një skuadër ku mund të jetë titullar.
Dy janë alternativat për të ardhmen e lojtarit të kombëtares së Zvicrës: Roma dhe Sevilla. Football Insider raporton se verdhekuqtë italianë i janë rikthyer pistës Shaqiri, të cilin e tentuan në merkaton e janarit.
Trajneri Fonseca e pëlqen shumë, mbi të gjithë për faktin që lojtari mund të aktivizohet në shumë pozicione në fazën sulmuese. Roma duhet të fitojë garën me Sevilla, që e ka Shaqirin në krye të dëshirave dhe po tenton një akord me “The Reds”. /abcnews.al