“Dy netë në Vlorë 90 euro”, turistet: Biznesmenët t’i thërrasin mendjes, ka mbaruar sezoni veror

schedule10:27 - 22 Tetor, 2021

schedule 10:27 - 22 Tetor, 2021

Ndonëse vera ka mbaruar, së bashku me të edhe pushimet, ka persona që vazhdojnë të pushojnë.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, dy turistet Teuta Borova dhe Denisa Dumani kanë dhënë sugjerimet e tyre lidhur me destinacionet turistike në vjeshtë. Denisa ka deklaruar se kjo stinë është periudha më e bukur për vizita pasi ka bollëk në fruta dhe ushqime.

“Periudha e vjeshtës është periudha më e mirë për të vizituar vende se është stina e bollëkut. Për shembull, nëse ti shkon në përmet, do të kesh mundësi të shijosh frutat, trahanan dhe gjithçka tjetër. prandaj vjeshtja është periudha e duhur”.

Ndërsa Teuta u ndal te çmimet, ku i ka bërë thirrje biznesmenëve t’i thërrasin mendjes.

“Të gjithë biznesmenët duhet t’i thërrasin mendjes. Në një vend të Europës ti mund të shkosh 5-6 euro, më lirë se të shkosh në Vlorë, ku duhet të bëhesh me shokë shoqe për karburantin e makinës.

Për pjesën dërrmuese të shoqërisë një natë në korçë me 30 euro është shtrenjtë. Mund të shkosh një fundjavë në Bovillë, se Korça për shembull hyn te luksi jonë.

Isha në Vlore në mes të shtatorit, ajo thotë 90 euro. I thash nuk jemi në gusht, jemi jashtë sezonit se nuk mund të paguaj kaq shumë për dy netë. Kështu është më tha, nuk kemi ç’bëjmë. I thash ju keni 40 dhoma hoteli, ju leverdis më shumë të keni çmime më të ulëta”./abcnews.al