Dy muaj pas përmbytjeve, banorët e Katundit të Ri nuk janë dëmshpërblyer

schedule15:42 - 18 Prill, 2021

schedule 15:42 - 18 Prill, 2021

Banorët e Katundit të Ri që u përmbytën dy muaj më parë nga dalja e Erzenit nga shtrati nuk janë kompensuar për dëmet që pësuan.

Dëmet që kanë pësuar duken ende qartë.

“Muri ka marrë lagështi, mobiliet janë prishur. Çdo gjë është prishur, frigoriferi si edhe lavatriçia. Erdhën herën e parë kur panë dëmet, por herën e dytë jo”, thotë ajo.

 

Ndërsa një tjetër qytetarë thotë se autoritetet kanë qenë për të bërë bilancin e  dëmeve, por që nga ajo ditë kanë mbetur në mëshirë të fatit.

“Na kanë lënë në mëshirë të fatit. E bënë bilancin, po s’kemi marrë asgjë, vetëm ca ushqime”, thotë ajo.

Madje kanë pyetur dhe Kryetaren e Bashkisë se çdo ndodh me këtë proces.

 “Shkova një ditë tek Kryetarja e Bashkisë i për të pyetur se çfarë është bërë me shtëpinë. Ai më tha,-akoma s’është bërë? I thashë tallesh me mua? Por përgjigja më pas ishte që do të bëhen letrat në Tiranë”, tregon qytetari.

Ju kanë kërkuar dhe numrin e llogarisë që t’ju kalojnë dëmshpërblimin.

Por se sa para është caktuar për dëmshpërblim apo kur do të kalojnë në bankë, nuk dihet.

“Na çuan lajm për t’ju dërguar numrin e llogarisë e i çuam. Po s’na kanë thënë gjë,  i ka në dorë qeveria”, shprehet ai.

/abcnews.al/