Robert dhe Patris Berisha humbën nënën e tyre në Janar të këtij viti. Teuta vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe lajmin e trishtë të ndarjes së saj nga jeta e konfirmoi vetë Roberti përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehej: “Pusho e qetë mami jem. Për ty kom me shkru shumë, po e la me kaq.”
Ai vendosi të bënte një pauzë dhe nga televizioni dhe u kthye në emisionin e tij vetëm pak javë më pas. Sot janë bërë dy muaj nga vdekja e saj, të cilën Roberti e ka përkujtuar me një postim në rrjete sociale, ku shkruan: “Sot dy muaj pa ty mamiq”.
Kujtojmë që Roberti ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi u spekulua se ka nisur një lidhje të re dashurie me modelen italiane Maria Bove. Pasi bëri lëmsh rrjetin me videot dhe fotot duke u puthur, ishte vetë modelja e cila hodhi poshtë më pas lajmet, duke thënë se nuk janë bashkë. /abcnews.al