Dy muaj heshtje, PS nuk depoziton ligjin për presidentin

schedule16:02 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 16:02 - 27 Dhjetor, 2020

Esiona Konomi

Ishte data 6 nëntor kur socialistët dolën në një konferencë shtypi për të deklaruar se tashmë e kishin përfunduar shkrimin e ligjit për presidentin.

“Ndjesë për vonesën, por i dhamë dorën edhe disa detajeve teknike…Me këtë ligj u japim zgjidhje të gjitha ngërçeve,” deklaroi deputeti Shameti.

Në fakt ligji i vendoste kufizime kreut të shtetit, për t’i ushtruar kompetencat brenda një afati kohor, përndryshe, nëse nuk e bënte, këto të drejta i transferoheshin Kuvendit. Ligji i shkruar nga PS merrte në konsideratë shembujt më të fundit të përplasjes Rama-Meta, si dekretimi i ministrave, ndryshimi i datës së zgjedhjeve, betimi i gjyqtarëve kushtetues, etj.

Megjithëkëtë, kanë kaluar dy muaj që nga konferenca për shtyp e deputetit Adnor Shameti, por ligji nuk u depozitua asnjëherë zyrtarisht në Kuvend për të shkuar drejt miratimit.

Ngelen të paqarta, arsyet e vërteta të socialistëve, teksa miratimi i këtij ligji u deklarua si prioritet në hapjen e sesionit parlamentar në shtator nga Kryeministri Rama.

“Të kthejmë përpara edhe draftin e presidentit të republikës, mendoj që ka ardhur koha që të ketë një ligj për presidentin, ka këtu eksperienca plot që nuk ka nevojë që t’i shpikim por që ti harmonizojmë që të kemi një ligj për presidentin që është sa i nevojshëm aq sa edhe i munguar në gjithë këto vite,” u shpreh Rama më 7 shtator.

Edhe paketa anti-shpifje që u deklaruar prioritet në këtë seancë, sërish ngeci në sirtarët e punës së socialistëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!