Dy mijë tifozë skocezë pozitivë, u infektuan gjatë derbit me Anglinë

schedule10:58 - 1 Korrik, 2021

schedule 10:58 - 1 Korrik, 2021

Shumë tifozë skocezë zbarkuan në Londër më 18 qershor, ditë kur kombëtarja e tyre frenoi Anglinë në një barazim pa gola në “Wembley” në sfidën e fazës së grupeve në Euro 2020.

Covid-19 vazhdon të krijojë probleme në ishull dhe rreth 400 tifozë skocezë, të cilët ishin të pranishëm në stadium, kanë rezultuar pozitivë më koronavirus.

Në total, numri i skocezëve të infektuar ka shkuar në 2000, duke llogaritur edhe ata që e ndoqën derbin nga sheshe të ndryshme ku po shihej ndeshja apo bare dhe vende të tjera të Londrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!