Dy medalje bronzi shqiptare në botërorin e arteve të përziera marciale

schedule19:16 - 16 Nëntor, 2017

schedule 19:16 - 16 Nëntor, 2017

Shqipëria fitoi dy medalje bronzi në kampionatin botëror të arteve të përziera marciale. Përfaqësuesit e saj, Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja dhanë paraqitje shumë të mira.

E ka emrin “Trimat numër 9, Mbretëria e Kampionëve”.
Është kampionati botëror i arteve të përziera marciale, shkurt me inicialet anglisht MMA, ku Shqipëria u paraqit shumë mirë.
Sportistët e saj, Ermal Hadribeaj dhe Florian Doskja, arritën që dy në gjysmëfinale dhe i siguruan vetes medaljen e bronzit, në turneun që po zhvillohet në Bahrein.
Ermal Hadribeaj, në peshen deri 70 kg, arriti në gjysmëfinale pasi arriti tri fitore.
Mposhti ne ndeshjen e pare finlandezin Holapa, në të dytën sportistin nga Bahreini, Fikej (me nokaut teknik) dhe rivalin tjeter, çekun Tihota.
Në gjysëmfinale, Hadribeaj u mund vetëm me pikë me amerikanin Kitin Tomas.
Florian Doskja për peshën 61 kg pati rezultate edhe më spektakolare.
Ai mposhti ne ndeshjen e parë italianin Alesandro Çeladin duke e detyruar të dorëzohej.
Në ndeshjen e dytë kaloi britanikun Ben Majls, po me nënshtrim, ndërsa në çerekfinale ia doli kundër brazilianit Karlos Veras duke arritur një fitore të madhe me nokaut teknik.
Pas një ndeshjeje të fortë, ai u mund me pikë në gjysmëfinale nga sportisti rus, por që garon në Bahrein, Gamzat Magomedov.
Doskja ka një karrierë të rëndësishme pasi ka fituar 7 ndeshje dhe ka humbur vetëm 2 deri tani, në këtë kategori. Ai është numri 1 në Europë në këtë kategori peshe, dhe i treti në Lindjen e Mesme.
Në këtë Botëror marrin pjesë 400 sportistë nga gjithë vendet e rruzullit, ndërsa ndeshjet përfundojnë në 19 nëntor.
Hadribeaj e Doskja u shoqëruan në Bahrin nga presidenti i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale, dhe njëkohësisht trajneri i ekipit kombëtar, Arian Rizai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!