Ashtu si zhvendosja e shumëpërfolur strategjike e SHBA-së në Azi po fillonte të merrte vrull, Lindja e Mesme si një vorbull e tërhoqi Uashingtonin përsëri në orbitën e saj.
Zhvendosja e interesit të SHBA-së në Gaza i ka shqetësuar aleatët e vendit në rajonin e Azisë dhe Oqeanit Indian për ritmin e ngadaltë të politikës amerikane që synon frenimin e ndikimit kinez.
“Ajo që na shqetëson më shumë është kanalizimi i pajisjeve ushtarake amerikane në Europë dhe Lindjen e Mesme, në vend të Azisë Lindore.
Shpresoj se këto konflikte do të përfundojnë së shpejti”, tha Akisa Nagashima, një ligjvënës dhe ish-këshilltar japonez për sigurinë kombëtare, javën e kaluar.
Komandantët ushtarakë amerikanë këmbëngulin se bazave në Azi nuk u janë hequr armët apo personeli, ndërsa Sekretarët e Mbrojtjes dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Lloyd Austin dhe Anthony Blinken do të udhëtojnë veçmas në Azi këtë javë për të dhënë garanci për Indinë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Indonezinë.
Një pyetjepër këto vende është se si Uashingtoni do të arrijë të përmbushë të gjitha angazhimet e tij të mbrojtjes kur përfshihet në dy luftëra aktive.
Çështja e armëve është një shqetësim i përbashkët. Industria amerikane e mbrojtjes po përpiqet të përballet me mungesën e municioneve të destinuara për Ukrainën dhe Izraelin.
Japonia, Tajvani dhe Australia pritet të kenë vonesa në marrjen e pajisjeve ushtarake të dakorduara nga SHBA.
“Ushtarët tanë duhet të trajnohen për të operuar sistemet e reja. A do të ketë SHBA aftësitë operacionale për t’u marrë me Kinën?” tha ish-ministri i mbrojtjes i Tajvanit, Andreë Nien Yang.
Ndryshimet e papritura në politikën e jashtme amerikane në Azi nuk janë një fenomen i ri.
Vietnami është shembulli më i spikatur, siç ishte presidenca e George Ë. Bush në vitet 2000.
Në paraqitjet e tij në fushatë, Bush tha: “Kur të zgjidhem, Kina nuk do të ketë më dyshime për forcën dhe vendosmërinë tonë në rajonin e saj. Një muaj pas sulmeve të 11 shtatorit, Bush udhëtoi në Pekin për t’u takuar me presidentin e atëhershëm Jiang Zemin.
Duke shmangur çdo rivalitet strategjik të dy vendeve, presidenti amerikan kishte folur vetëm për luftën kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet tregtare dypalëshe.
Në Indi, pasojat nga zhvendosja e Bushit nga Azia në luftën kundër terrorit kanë qenë të tmerrshme, me luftën në Afganistan që çoi në afrimin e Uashingtonit me armikun kryesor të vendit, Pakistanin.
Disa analistë indianë tani parashikojnë se Biden do të kërkojë një zhvendosje të re drejt Lindjes së Mesme, duke përfituar nga takimi i tij i ardhshëm me presidentin kinez Xi Jinping në një samit në San Francisko në nëntor.
Për Japoninë dhe partnerët e tjerë amerikanë në Azi, lufta në Gaza kërcënon të prishë rrjedhën e naftës në industritë e tyre, duke komplikuar problemet e tyre tashmë ekzistuese ekonomike.
/abcnews.al