Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Dy Luanë drejt Venecias”, Jonid Gjorgji flet për filmin kandidat për “Oscar”

schedule15:06 - 4 Janar, 2022

schedule 15:06 - 4 Janar, 2022

Filmi “Dy Luanë drejt Venecias” ishte kandidatura e Shqipërisë për Oscar 2021. Një dramë-komedi me regji dhe skenar të Jonid Jorgjit, me në fokus dy kineastë shqiptarë që marrin udhëtimin për në festivalin e Venecias. Jorgji, gjatë një interviste për emisionin “FriendZone”, ndau detaje rreth filmit.

Filmi ishte kandidatura e vendit për çmimin “Oscar” në kategorinë e filmit artistik të huaj, por nuk arriti të përfshihej në listën e ngushtë. “HIVE është një nga arritjet më të mëdha të kinematografisë shqiptare dhe të rajonit.“, tha Jorgji për filmin e Kosovës që u përfshi në listën e ngushtë për Oscar.

Dy Luanë drejt Venecias pritet të dalë në kinematë e Shqipërisë dhe Kosovës me 6 Janar. Ndërkaq, ai foli dhe për projektet kinematografike që janë gjithnjë e në rritje në vendin tonë.”Mendoj se vjen duke u rritur si cilësia artistike dhe e prodhimit.



Po ndodh kjo gjë sidomos në Kosovë sepse po jep frytet e veta në kompeticionet ku merr pjesë. E shoh si një fenomen pozitiv i cili thërret për të investuar më tepër në kinema, për ta ndihmuar kinematografinë.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!