Blogerja e njohur Chiara Ferragni është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo ka treguar se shumë shpejt do të sjellë në jetë një vajze.
Mirëpo, sot është një ditë e veçantë për familjen e saj, pasi bashkëshorti feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte edhe dhurata e veçantë e saj.
Ajo ka zgjedhur t’i dhurojë dy statuja të personazheve të tij të preferuar vizatimor.
Statujat me gjaëtësi 29 dhe 40 cm, janë vepra arti nga artisti Kaws. Projektuesi amerikan është i njohur në botën pop për krijimin e personazheve 3D, ndërsa dhurata kushtoi plot 15 mijë euro. Chiara nuk ka nguruar t’i ndajë me ndjekësit në Instagram, duke i surprizuar të gjithë me vlerën e tyre. l.k/abcnews.al