Dy “kyçen” në shtëpi, të tjerët jashtë: Jepet masa e sigurisë për të ndaluarit e protestës për Teatrin

schedule14:12 - 20 Maj, 2020

schedule 14:12 - 20 Maj, 2020

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për të ndaluarit gjatë protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” deri më datë 3 qershor për Erik dhe Endrit Mërtirin, ndërsa është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për Bojken Abazin, Kastriot Qemën, Romeo Lilon, Ledion Xhoxhajn, Burim Taficilën dhe Sokol Ndojën.

Të gjithë ata u ndaluan nga policia gjatë protestës për shembjen e teatrit me argumentin se kishin ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë. /abcnews.al