Dy kuksianë dhe një “kampion”, gara për Këpucën e Artë është “flakë”

schedule20:19 - 23 Maj, 2021

schedule 20:19 - 23 Maj, 2021

Kategoria Superiore ka ardhur në fazën finale të saj. Të mërkurën luhen ndeshjet e fundit, ku do caktohet skuadra kampione e ekipet e rëna, por edhe golashënuesi më i mirë i sezonit.

Këtë sezon gara ka qenë e fortë mes disa goleadorëve, teksa ata të Kukësit spikasin më shumë se gjithë të tjerët. Edhe pse ekipi verilindor ka zhvilluar një sezon tepër shgënjyer, nuk mund të themi se sulmuesit nuk e kanë bërë mirë punën.

Kukësi ka dy futbollistë në krye të listës së golashënuesve, Patrick Eze që është për momentin në vendin e parë me 15 gola dhe kapitenin e  verilindorëve, Agim Ibraimin, i cili është i dyti në renditje me 14 gola. Njëri prej këtyre të dyve pritet të fitojë Këpucën e Artë, por rreziku nga Bregu qëndron, Teuta sfidon Apoloninë në ndeshjen e fundit dhe i duhet goleadë për titullin.

 

Kukësi luan të mërkurën ndaj Kastriotit dhe sfida e vetme për t’u parë në këtë ndeshje është ajo e sulmuesve të Kukësit. Pas tyre në renditje vijnë Dejvi Bregu i Teutës dhe Ardit Hoxhaj i Vllaznisë. Anësori i Teutës ka shënuar 13 gola deri më tani, ndërsa Hoxhaj numëron një rrjetë më pak.

Ky vit mund të konsiderohet i varfër përsa i përket golave, pasi asnjëri prej sulmuesve nuk ka arritur të kapë shifrën e 20 golave, teksa vitin e shkuar Nëabueze tundi 24 herë rrjetën. Shqiptari i fundit që ka fituar Këpucën e Artë në vendin e tonë është Hamdi Salihi me Skënderbeun, kur shënonte 27 gola në vitin 2016. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!