Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy krime në Lezhë e Tiranë/ Rexhepi: Nuk duhet të ndiqen pista të gabuara, Martinaj i zhdukur

schedule13:53 - 21 Prill, 2025

schedule 13:53 - 21 Prill, 2025

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi komenoti dy atentatet e ndodhura në Tiranë dhe në Lezhë ku sipas tij që ngjarjet të kenë lidhje me njera-tjetrën duhet të ketë prova materiale për të dyja. Më tej, ai shtoi se ndjekja e një pistë mund të të ëoj në rrugë të gabuar dhe lidhur me ëështjen Martinaj, eksperti tha se ka bindjen se Martinaj është zhdukur.

“U relatua shumë që kjo ngjarje ka lidhje me klanin Martinaj dhe dy atentatet kishin lidhje me njëra-tjetrën. Që të bashkosh dy ngjarje duhet që informacionet e autorëve në ngjarjen e parë të lidhen me të dytën, ose provat materiale, gëzhojat. Makina e djegur flitet që i ka pasur armët me vete, nëse është i njëjti grup situata është alarmante, por nuk i shkoj shumë kësaj piste sepse i bie të ketë edhe njerëz që e kanë survejuar pra të kenë qenë 20 persona. Po të checkosh në internet, Roan Brahimaj nuk e kishte ‘luftën’ vetëm me Martinajn, dhe ndjekja e vetëm një piste të ëon në gabim. Nuk kam prova, por mendoj se ëështja e Martinajt është e mbyllur dhe kam bindje të lartë që ai nuk është më.

Brahimaj ka shumë pista të hapura nga Dubai, ngjarja e Bejtjas, në Athinë etj. Ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga policia, por ngjarje të tillla duhet të futen të gjitha shërbimet sekrete. Nuk i shkoj dot paralel që të dyja ngjarjet kanë lidhje me njera-tjetrën.”



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!